Interpol Tirana ka ekstraduar nga Italia një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Policia njofton se është ektraduar shtetasi Bledar Cara, banues në Lezhë, pasi ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, Falsifikimi i formularëve, vulave ose stampave” dhe “Shpërdorimi i tokës”, të kryera në bashkëpunim.
Njoftimi i plotë:
Një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar kapet dhe ekstradohet falë bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Romën.
Nga specialistët e Zyrës Qendrore Kombëtare Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Italia drejt vendit tonë, i shtetasit B. C., banues në Lezhë.
Për këtë shtetas, në vitin 2018, Gjykata për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, Falsifikimi i formularëve, vulave ose stampave” dhe “Shpërdorimi i tokës”, të kryera në bashkëpunim.
Personi i ekstraduar në PKK Rinas iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.