Agim Gashi është autori i dyshuar i vrasjes së 41-vjeçarit, Elton Javori me dy plumba në bark paraditen e sotme në Fier. 35-vjeçari Agim Gashi është shpallur në kërkim nga policia dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e tij. Nuk dihen ende arësyet e konfliktit mes tij dhe viktimës që çuan drejt këtij krimi të rëndë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00 në lagjen “16 prilli”, rreth 100 metra larg banesës se Elton Javorit. Viktima u qëllua me dy plumba në bark sapo zbriti nga automjeti i tip tip Porche. Ai u dërgua në spital por nuk arriti që t’i mbijetonte plagëve të marra.
41-vjeçari mësohet se kishte dy javë që ishte kthyer nga Gjermania dhe në zonë nuk njihej si person problematik.