Forcat e policisë së anti-drogës së Shkodrës kanë arrestuar një shitës të lëndëve narkotike në Pukë.
Mësohet se në pranga ka rënë shitësi i lëndëve narkotike Besnik Frroku.
Ai u arrestua në flagrancë tek ‘Ura e Lumziut’, teksa oficerët e antidrogës iu prezantuan Frrokut si blerës të drogës. Në momentin e arrestimit Besnik Frroku kishte 17 kg kanabis me vete. Ai rezulton i dënuar dhe në vitin 2016 për kultivim kanabisi./balkanweb/