Është gjetur i shtrirë para një lokali në qendër të qytetit. Ka qenë një patrullë e policisë e cila ka gjetur 23 vjeçarin. Menjëherë, ai është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal dhe pas ekzaminimeve, është konstatuar i pla.gosur me ar.më zjarri në këmbë, pa rrezik për jetën. Sipas deklarimeve të të riut, ai është shenjestruiar nga një person i paidentifikuar.
Burimet paraprake e identifikojnë të riun si Kei Piu, 23 vjeç banues në Elbasan. Sipas burimeve, ai rezulton i spekuar më herët pasi ishte ndaluar kohë më parë për lëndë na.rkotike. Ngjarja e rëndë që raportohet edhe nga policia, ka ndodhur në orën 01.15 të mëngjesit të sotëm.
Informacion paraprak
Rreth orës 01:15, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan, është që.lluar me ar.më zjarri në drejtim të shtetasit K. P., 23 vjeç, banues në Elbasan, i cili si pasojë është pl.agosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Njëkohësisht vijon administrimi i çdo prove sado të vlefshme që çon në zbardhjen e ngjarjes.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa persona për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Vijon krehja e zonës dhe nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se nuk ka pasur shkëmbim me ar.më zjarri mes palëve.