Një punonjës i Gardës së Republikës, shofer i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj është gjetur i pajetë në orët e para të ditës së sotme në garazhin e institucionit. Report Tv mëson se viktima është Shkëlzen Qordja.
Ai është gjetur i vdekur nga kolegët brenda në makinë në garazh, ndërsa burime për Report Tv pohojnë se gardisti kishte një plumb në kokë. Pranë tij në makinë është gjetur edhe arma e zjarrit.
Nga të dhënat e para dyshohet se kemi të bëjmë me një rast vetëvrasje, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen, pasi nuk përjashtohet edhe vrasja. Efektivi i gardës, sipas burime të Report Tv ka shërbyer në trupën e shoqërimit të ministrit të Brendshëm Xhafaj si shofer.