Një punonjës i Ujësjellësit të Delvinës është gjetur i pajetë në mjediset e punës mëngjesin e sotëm.
Raportohet se bëhet fjalë për shtetasin Luan Mushi 50 vjeç, banor i Bamatatit dhe baba i dy fëmijëve.
Sipas informacioneve të para, Kushi kishte shkuar te depoja e ujit për të hapur ujin në orarin e përcaktuar.
Vonesa e kthimit të tij në shtëpi shkaktoi shqetësim për famijarët të cilët kanë shkuar për ta kërkuar dhe e kanë gjetur të pajetë.
Dyshimet e para janë që 50-vjecari të kete pësuar arrest kardiak.