Një aksident i rëndë është regjistruar sot në Vlorë, ku për pasojë ka ndërruar jetë një efektiv policie. Ngjarja ndodhi në rrugën Transballkanike. Raportohet se viktimë i aksidentit është Nuri Malaj, 50 vjeç.
Përplasje ka qenë e fortë, pasi siç duket edhe nga pamjet mjeti tip ‘Benz’ është shkatërruar plotësisht, ndërsa është dashur ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës për nxjerrjen e viktimës nga makina.
Paraprakisht dyshohet se shkaktar i aksidentit ka qene drejtuesi i BMW, i cili ka dalë në krah të kundërt duke u përplasur me mjetin tip e policit. Policia e Vlorës po punon per zbardhjen e plote te shkaqeve te aksidentit.
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 22:00, në rrugën Transballkanike pranë IEVP Vlorë, mjeti tip “Bmw” me drejtues shtetasin A. V., është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin N. M.
Si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje shtetasi N. M. Sherbimet e policisë kanë bërë shoqërimin e shtetasit A. V., në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.