Një 32 vjeçar ka humbur jetën dhe dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ndodhi kur një automjet ka dalë nga rruga para pak minutash në vendin e quajtur Krane të rrethit të Sarandës.
Viktima, Viktima Klement Kristidhi, i cili ishte kthyer së fundmi nga Gjermania ku jetonte prej 6 vitesh. Viktima se fundmi ishte kthyer nga Gjermania, ishte emigrant prej 6 vitesh.
Ai udhëtonte me automjetin e të vëllait së bashku me tre shokë të tij nga Mursia e Bashkisë së Konsipolit.
Veç viktimës janë plagosur edhe dy shtetas të tjerë. Si pasojë e aksidentit ku automjeti doli jashtë rruge, ka pasur vështirësi për nxjerrjen e trupit të pajetë nga mjeti. Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë lagështia në rrugë. Policia shkoi në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat.