Një lajm i trsihtë është mësuar para pak minutave. Oficeri i Policisë së Gjirokastrës, Ylli Zaçe, ka humbur jetën ditën e sotme, pas një ndërhyrje kirurgjikale në stomak, sipas “News24”. Zaçe nuk vuante nga asnjë sëmundje, ndërsa po i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjikale në Turqi për t’u dobësuar.
Trupi i oficerit pritet të kthehet sot në Shqipëri në orën 21:00, ndërsa familjarët kanë fajësuar mjekët për ndarjen e tij nga jeta.