Një 91-vjeçar ka humbur jetën pasi u përplas nga një makinë në Tiranë. Mësohet se viktima është Dhimitër Theodhosi.
Rreth mesditës së një dite më parë, i moshuari ishte duke ecur në rrugë në bulevardin “Zhan Dark”, kur u përplas nga një automjet tip “Benz” me targë “AA 909 FE” që drejtohej nga 21-vjeçari Vasilino Koli.
Pas aksidentit, i moshuari u dërgua në spital në gjendje të rëndë. Gjatë orëve të natës, ai ndërroi jetë.
Burime zyrtare nga policia njoftuan këtë të martë se drejtuesi i mjetit është vënë në pranga me akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen e një personi.
“Më datë 02.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi V.K., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi në bulevardin ‘Zhan Dark’, duke drejtuar mjetin tip ‘Benz’, ka aksidentuar me vdekje, këmbësorin Dh.Th., 91 vjeç, banues në Tiranë. Neni 290/3 i Kodit Penal”, njoftoi zyrtarisht Policia e Shtetit.