Efektivi i FKS Shkodër Nikoll Lekndreaj, pasi është takuar me disa miq të tij, ka qënë duke u kthyer në shtepi me motor dhe per shkak të stuhise se madhe e erës, e ka patur shume te veshtirë levizjen.
Burime nga policia e Shkodrës, bejne me dije se efektivi është aksidentuar me mjetin e tij duke rënë në kanal ku ka humbur jeten. Policia e Shkodres thotë se ngjarja është aksidentale.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 02:50, në fshatin Bardhaj, shtetasi N. L., 51 vjeç, (punonjës policie i Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, i cili ishte jashtë orarit të shërbimit), duke drejtuar motomjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit, si pasojë e motit të keq, dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në një kanal me ujë.
Shtetasin N. L. e ka marrë rrjedha e ujit dhe për pasojë ka humbur jetën.
Shërbimet e Policisë, përgjatë orëve të mëngjesit, gjatë kontrollit të kanalit që të çon në lumin Kir, kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë të 51-vjeçarit.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti.