Një shqiptar i dënuar me 27 vite burg në Angli përdor nga qelia një telefon ilegalisht për ti uruar familjarëve ditëlindjet si dhe për të publikuar foto në Instagram.
Gazeta “Sunday Telegraph” shkruan se Valjet Pepaj nga Shkodra, është dënuar me 27 vite burg. Sipas kësaj gazete, kjo është një tallje e madhe të sistemit të burgjeve nga ky shqiptar i dënuar për trafikun e një sasie të madhe hèróinè.
Gazetarët e Sunday Telegraph kanë mundur të zbulojnë se Pepaj fliste përmes Instagram Messegenger me gra të ndryshme, të cilave u thoshte se do të dilte nga burgu pas 4 vitesh.
Valjet Pepaj u dënua në vitin 2018 pasi pranoi akuzat për trafik të 50 kg drógē me vlerë 2 milionë stërlina. Pepaj thotë gazeta angleze ishte kreu një organizate kriminale shqiptare që po përpiqej të shtrinte influencën e vet në tregun e drógēs.
Edi Vyzaj një tjetër anëtar i bandës i dënuar me 18 vite burg, po ashtu është zbuluar se përdorte ilegalisht një telefon nga burgu.
Hetimet për bandën shqiptare filluan në janar të vitit 2017, ndërsa në muajt në vijim në shkurt, mars dhe prill të vitit të kaluar Valjet Pepaj dhe Edi Vyzaj nga Shqipëria dhe Gafur Salih e Bastri Nuhi, shqiptarë nga Maqedonia.