Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Përmet, ku një 24-vjeçar ka vrarë nënën e vetë.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia, sipas të cilës, 24-vjeçari dyshohet se ka qenë në gjendje depresive, dhe e ka mbytur nënën e tij 65-vjeçare.
Autoritetet janë vendosur në ndjekje të autorit pas raportimit të ngjarjes dhe kanë arrestuar të riun me iniciale Albi Muhollari.
Ndërkohë në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.