Të shtëna me armë zjarri në Shkodër me pasojë një i plagosur rëndë një të moshuar. Ndërsa burime nga Spitali Rajonal i Shkodrës flasin për një person të plagosur që ka ndërruar jetë në spital.
Ngjarja në fshatin Stom-Golem. Nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje dhe as detaje të tjera.
Personi i identifikuar si Lulash Qepuri, rreth 76 vjeç, ka qenë brenda lokalit të tij kur autori ka maskuar qëlluar me armë nga një makinë.
Policia është nisur drejt vendngjarjes për të bërë nisur hetimet mbi këtë vrasje.
Një armë zjarri automatik është në vendin e ngjarjes.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 21:40, në fshatin Stom Golem, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri në rrethana ende të paqarta shtetasi Lulash Qepuri, rreth 76, vjeç, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e çdo prove të vlefshme që do shërbente për identifikimin dhe kapjen e autorit.