“Më datë 25.06.2016, rreth orës 12:20, në rrugën kryesore në Paskuqan, është rrëzuar aksidentalisht dhe ka gjetur vdekjen shtetasi E.Gj., rreth 50 vjeç. Shërbimet e Policisë po kryejnë veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkakut dhe rrethanave të vdekjes”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Sipas një rindërtimi paraprak të ngjarjes nga Policia, Enver Gjonaj ka qenë duke ecur, kur ka rënë në tokë. Pritet ekspertiza për të përcaktuar nëse 50-vjeçari ka pësuar infarkt apo vdekja ka ardhur nga ndonjë shkak tjetër.