Një 28-vjeçar i arrestuar ka mbërritur i vdekur në spitalin rajonal të Lezhës. Ai është ndjerë keq në paraburgim dhe është transportuar me urgjencë në spital, por ka ndërruar jetë gjatë rrugës.
Trupi i të riut të identifikuar si Ordison Kastrioti do të dërgohet në morg, ku do t’i nënshtrohet eskpertizës mjeko-ligjore për shkakun e vdekjes.
Ordison Kastriotin, banues në Tiranë dhe ka qene i arrestuar për veprën penale ” Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Dyshohet se vdekja e tij ka ardhur për shkaqe natyrale, megjithatë do të jetë autopsia që do të përcaktojë shkakun e vdekjes. Më herët kishte thyer masën e arrestit në shtëpi.