Sipas News24, një trup i pajetë është gjetur sot në Nikël të Fushë-Krujës. Nga të dhënat paraprake dyshohet se bëhet fjalë për shtetasin Elion Hysa, i cili ishte shpallur i zhdukur nga familjarët.
Hysa prej vitit 2015 ishte në kërkim nga policia, pasi është dënuar në mungesë për ‘vrasje me paramendim’ të kryer në 2015 në Sarandë. Kanë qenë prindërit e të riut ata që kanë denoncuar pak ditë më para zhdukjen e djalit, ndërsa ata dyshonin se atë e kishin vrarë, kjo referuar edhe një mesazhi që kishin dërguar në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Sipas burimeve zyrtare 34-vjeçari rezulton i shpallur në kërkim nga policia si bashkëpunëtor në vrasjen e Edmond Theodhorit, ngjarje kjo e ndodhur në 10 korrik të vitit 2015.
Kush është Eljon Hysa?
“Pranë Komisariatit të Policisë Kurbin ka bërë kallëzim shtetasi S.H., 63 vjeç, banues në Laç, ku pretendon se kanë humbur kontaktet me djalin, shtetasin K.(E).H., 34 vjeç, banues në Laç, që në datën 05.07.2018”- njofton policia, e cila shton se ky person ka qene i shpallur ne kërkim pasi gjykata ka “caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Vrasja me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
I riu kishte marrë një dyqan me qira në Nikël dhe në datën 5 korrik kishte lënë një takim me telefon me një person nga kjo zonë që kishtë një mobileri.
34-vjeçari rezulton edhe me dy emra të tjerë, Elvis dhe Eli. Por pas ditës së takimit ai u zhduk pa gjurmë dhe familja nuk ka më asnjë informacion për të.
Familjaret e tij kane dyshime se ai mund te jete vrare. Ai është në kërkim nga policia pasi është dënuar në mungesë për një vrasje të ndodhur me 10 korrik të vitit 2015 në Sarandë. Hysa, rezulton per policinë bashkëpunëtor në vrasjen e Edmond Theodhorit në qytetin bregdetar.