Nuk i ka mbijetuar plumbave 40-vjeçari që mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme në Vlorë. Policia deklaron zyrtarisht se Gentian Qarri ka ndërruar jetë në spital. Ndërkohë policia thotë se është gjetur në Pyllin e Sodës edhe një makinë e djegur që dyshohet se i përket autorëve. Brenda automjetit është gjetur edhe një kallashnikov tip “Sharrs” që mendohet se me të mund të jetë ekzekutuar 40-vjeçari.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 06.02.2021, rreth orës 18:16, në lagjen “29 Nëntori”, në afërsi të Bibliotekës të qytetit është plagosur me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta shtetasi G. Q., rreth 40 vjec, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës.
Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendgjarje ku është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative me qëllim kapjen e autorit.
Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbej zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve.