Kontrolli në banesë duket se do t’i kushtojë shumë një biznesmeni nga qyteti i Vlorës, i cili është kapur me “presh në dorë” në banesën e tij.
Në pranga ka rënë 60-vjeçari Shahin Zanaj, i cili ka lindur në Vezhdanisht dhe jetonte në një banesë në lagjen “24 Maji” në qytetin bregdetar.
Zyrtarisht mësohet se në banesën dhe kantinën ngjitur me të, u gjetën sasi të konsiderueshme vaj cannabisi dhe pluhur çokollate cannabis.
Gjithashtu, kontrolle janë bërë edhe në aktivitetin e tij privat, në një bar-restorant në Radhimë, por sipas prokurorisë, asnjë gjë e dyshimtë nuk është gjetur aty.