Karabinierët italianë kanë arrestuar një shqiptar, pasi u kap me 2 kilogramë ko.k.ainë në makinë. Shqiptari i prangosur është Taulant Mani, 32 vjeç, ndërsa arrestimi i tij ka ndodhur në Chietti. Aksioni u zhvillua pasditen e djeshme, kurse policia italiane kishte si synim që të go.d.iste kr.i.min, e sidomos trafikun e lëndëve na.r.kotike, shkruajnë mediat e vendit fqinj.
Mani, me banim në Rimini është zyrtarisht nën akuzë për trafik të dr.o.gave të forta. Automjeti i Taulant Manit u ndalua, për shkak se ai po ecte me një shpejtësi tepër të madhe, aq sa kishte ngritur dyshime të forta.
Dr.o.ga u sekuestrua gjatë një kontrolli normal rutinë. Ko.k.aina e sekuestruar tanimë rezulton se ishte e llojit të shkëlqyeshëm, ndërsa automjeti i Manit u vu nën sekuestro.