Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me ekzekutimin e 32-vjeçarit pasditen e sotme në Durrës. Burime bëjnë të ditur se viktima i cili u identifikuar me emrin Jetmir Bregu, e kishte ndryshuar emrin në Ilir Kuçi.
Mësohet se i riu është ekzekutuar me breshëri kallashnikovi, madje sipas dëshmitarëve okularë ka pasur të shtëna të vazhdueshme. Për shkak të shiut të madh dhe zonës periferike autorët janë larguar nëpër errësirë, ndërsa policia po bën krehjen e zonës.
Nga ana tjetër ka pasur disa dëshmitarë okularë të cilët janë shoqëruar menjëherë në Polici, dhe nuk janë të pakët në numër. 32-vjeçari ndërroi jetë në spital, pasi fillimisht u raportua se ai u plagos në këmbë.