Një aksident fatal rrugor ka ndodhur këtë pasdite në aksin Burrel-Tiranë, në vendin e quajtur Shkopet. Ka qenë një automjet i cili ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një greminë 30 m të thellë. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, Kol Bruka, 50 vjeç nga Mati.
Në vendin e ngjarjes mbërritën forca të shumta policore dhe ato të zjarrfikëses, të cilët bënë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë nga makina. Shkak për aksidentin dyshohet të ketë qenë lagështira në rrugë.