Policia ka dhënë detaje për aksidentin e rëndë që ndodhi gjatë ditës së sotme në aksin Fier-Levan, ku nga përplasja e dy mjeteve humbi jetën një grua shtatzënë dhe u plagosen 4 të tjerë. Mësohet se viktima është Majlinda Troka, rreth 27- vjeç, e cila ishte pasagjerë në një nga mjetet që u përplasën.
“Në datën 21.08.2018, ora 11.30 në aksin rrugor Fier – Levan, në vendin e quajtur “Liqeni” janë përplasur mjetet tip “Audi” me drejtues shtetasin A.T me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin L.T. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasja M.T e cila ndodhej pasagjere në mjetin tip “Audi” si edhe është plagosur një fëmijë i mitur pasagjer po në mjetin tip “Audi”. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje”- thuhet në njoftimin e policisë.