PS zgjedh sot emrin që zëvendëson Valdrin Pjetrin në postin e koordinatorit politik në qarkun Shkodër. Burime për ShkodraWeb Media bëjnë me dije se një emër i mundshëm që pritet të emërohet nga mbledhja e socialistëve për të koordinuar qarkun politik të kryeqendrës së Veriut është ish-deputeti socialist Astrit Beci. Natyrisht, ka edhe emra të tjerë të përfolur si deputetët Harusha e Mesi por edhe ish- deputetja Paulina Hoxha dhe kryetarja e Këshillit Bashkiak Shkodër Brisela Truma Kadia. Por më i mundshmi mbetet Astrit Beci, edhe pse kanë dalë emrat e Megi Ajtyresa, Zef Çuni etj.