Një 20-vjeçar është përplasur nga një makinë në qytetin e Elbasanit dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
I riu që ka ndërruar jetë është Fiori Sula, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 23.01.2023, rreth orës 21:25, në unazën e qytetit, një automjet ende i paidentifikuar, ka aksidentuar, këmbësorin shtetasin F. S., rreth 20 vjeç, dhe është larguar nga vendi i aksidentit.
Si pasojë shtetasi F. S., ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.