Një 56-vjeçar shqiptar i cili punonte dhe jetonte në Itali, është aksidentuar gjatës punës dhe për fat të keq ka ndërruar jetë në spital.
Viktima Zaim Jacaj, sipas mediave me origjinë nga Shkodra, kishte emigruar 20 vite më parë në shtetin italian ku jetonte së bashku me gruan Majlinda dhe dy djemtë Iklid dhe Jori.
Shqiptari po rregullonte një problem me ujin në një dyqan, por ra nga shkalla duke marrë dëmtime të rënda.