Ka ndërruar jetë biznesmeni Eduart Reci, i cili u qëllua me plumb në kokë rreth orës 23:00 të mbrëmjes së të mërkurës në Tiranë. 52-vjeçari nga Dibra u dërgua në spitalin e Traumës, por nuk arriti të mbijetonte, duke humbur jetën disa orë pas ngjarjes.
Atentati ndaj tij ndodhi në rrugën “Faik Konica”, pranë një lokali në afërsi të banesës së tij, ndërsa ende nuk dihen detaje nga rrethanat e krimit.
Policia njoftoi se një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.