Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Shkodër ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Apelit Shkodër, për shtetasin Kastriot Musa, 48 vjeç, banues në Shkodër. Ky shtetas ka për të vuajtur edhe 2 vjet burgim (nga dënimi me 7 vjet burgim), për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. K., 30 vjeç, banues në fshatin Dedaj, K. L., 51 vjeçe, banuese në Shkodër dhe E. H., 31 vjeç, banues në fshatin Shkrel, punonjës të ISHSH Shkodër, pasi ka bërë kallëzim shtetasi turk O. K., 34 vjeç, banues në Shkodër, i cili pretendon se këta shtetas janë paraqitur për kontroll në kundërshtim me ligjin, në subjektin e tij privat (klinikë fizioterapie).
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. M., 22 vjeç, banues në Shkodër, pasi nga kontrolli fizik, iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. S., 19 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, pasi nga kontrolli fizik, iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. P., 49 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij.
Gjithashtu specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: T. B., banuese në fshatin Postrribë, Gj. Q., 66 vjeç, banues në fshatin Manush dhe F. G., 55 vjeç, banues në Shkodër, pasi nga kontrollet dhe verifikimet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, u konstatua se kishte ndërhyrje në matësit e energjisë elektrike që furnizonin banesat e këtyre shtetasve.