Prokuroria e Lezhës ka kërkuar dënimin me 9 vite burg të ish-kreut të Njesisë Administrative Ungrej Gëzim Kola, i vënë nën akuzë për kultivim të bimeve narkotike.
Konkluzionet janë dhënë nga prokurori Françesk Ganaj, ndërsa i pandehuri vijon të jetë në arrati.Sipas dosjes hetimore ish-zyrtari i pushtetit vendor ka konsumuar vepren penale “Kultivimi i bimeve, narkotike” kryer në bashkëpunim, ndërsa për dy përsonat e tjere të ndjerin Kastriot Luka dhe shtetasin Gjergj Ndreca prokuroria ka kërkuar pushimin e akuzes, pasi Luka ka ndërruar jete, ndërsa për Ndrecen nuk është arritur të provohet përfshirja e tij në kultivimin e kanabisit.
Pjesë e kësaj dosje është edhe kryeplaku i fshatit Ungrej Zef Boci, por çështja ndaj tij është veçuar dhe po gjykohet në Gjykaten e Lezhës për vepren penale “Shpërdorim Detyre”.
Kujtojmë se hetimi nisi pas zbulimit dhe asgjësimit të rreth 4 mijë bimëve kanabis sativa nga Forcat Speciale RENEA në qershor të vitit 2021 në zonën e Ungrejt në Lezhë. /Nga Elvis HILA/