Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e ndodhur pak momente më parë në Vlorë ku mbeti i plagosur një 35-vjeçar.
Bëhet me dije se i plagosuri është Romeo Meçaj dhe gjendja e tij është në rrezik për jetën. Ai ka qenë duke ecur dhe është qëlluar nga një mjet në lëvizje.
“Kemi të bëjmë me një atentat pasi një person 35-vjeç ka mbetur i plagosur rëndë. Ka dy goditje një në gjoks dhe një në arterie. Po ashtu është gjetur një automjet i djegur.
Mesohet se i plagosuri është Romeo Meçaj dhe gjendja e tij është në rrezik për jetën. Dyshohet se ai ka qenë duke ecur në këmbë rreth stadiumit dhe persona nga një foristradë që ka qëluar me breshëri automatiku drejt tij dhe ky mjet është gjetur i djegur në afërsi të Ujit të Ftohtë.”, raporton gazetari Enrik Mehmeti.