Kryesia e Partisë së Lirisë përzgjodhi sot ish-Dekanin e Universitetit Bujqësor të Tiranës, Luigj Turmalajn në detyrën e Sekretarit Politik të Qarkut të Shkodrës.
Përmes një postimi në Facebook, Ilir Meta shkruan se angazhimi i intelektualëve si Prof. Dr Turmalaj, fitorja në 14 maj do të jetë e thellë.
Sipas Metës, prioritet i Partisë së Lirisë janë intelektualët dhe të rinjtë për të garantuar ndryshimin e padiskutueshëm.
Postimi i Ilir Metës:
Kënaqësi e veçantë që Kryesia e Partisë të Lirisë zgjodhi sot ish-Dekanin e UBT, Prof.Dr. Luigj Turmalaj në detyrën e rëndësishme të Sekretarit Politik të Qarkut të Shkodrës.
Besimplotë se me angazhimin e intelektualëve të shquar si Prof.Dr Turmalaj dhe të ekipit të mrekullueshëm të Partisë të Lirisë në Shkodër, fitorja në 14 Maj do të jetë e thellë. Prioritet i Partisë të Lirisë janë intelektualët dhe të rinjtë, garancia për Ndryshimin e padiskutueshëm që po afron!