Pas tërheqjes së Vasilika Hysit edhe Eglantina Gjermeni nuk do të jetë më pjesë e listave të PS-së për deputete. Lajmi u konfirmua nga vetë kryeministri Rama, i cili e konsideroi Gjermenin një aktiviste shembullore që solli vlera e kontribute të reja për 12 vite në Partinë Socialiste.
“Mirënjohje gjithmonë në këtë Ditë të Gruas, dy bashkëpunëtoreve simbol të promovimit të legjislacionit mbi barazinë gjinore, të drejtat e grave, fëmijëve, minoriteteve dhe kundër dhunës ndaj gruas; dy aktivisteve shembullore të Shoqërisë Civile, që sollën në PS vlera e kontribute të reja dhe për 12 vjet rresht e përfaqësuan PS me dinjitet e profesionalizëm, në Kuvend e në Qeveri, Vasilika Hysi dhe Eglantina Gjermeni”, tha sot kreu i qeverisë.