Një plagosje ka ndodhur në Shkodër. Paraprakisht bëhet me dijes e është plagosurlagor shtetasi Ndue Preka në lagjen “Mark Lula”. Ndue Preka që u plagos nga një person ende i paidentifikuar ka marrë një plumb në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia po punon për identifikimin e autorit dhe kapjen e tij. Autori e ka qëlluar me pistoletë 3-4 herë dhe një plumb e ka kapur në këmbë. Plumbat kanë goditur edhe një makinë të parkuar.
Policia ndodhet në vendngjarje për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të plagosjes së ndodhur pak minuta më parë. Mësohet se Ndue Preka po ecte në këmbë në momentin kur është qëlluar ndaj tij.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 22:30, të datës 09.06.2024, në lagjen “Mark Lula”, është dëmtuar lehtë në këmbë dyshohet me armë zjarri pistoletë shtetasi N. P., 30 vjeç, i cili pas marrjes së ndihmës mjekësore u shoqërua në Komisariat për sqarimin e rrethanave.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.