Një person ka humbur jetën në një kompleks hoteli në zonën e Malit të Robit në Kavajë. Burime policore konfirmuan se viktima është Zenel Liçaj, rreth 52-vjeç.
“Ora shënonte rreth 13:50, kur tek një kompleks hoteli në Kavajë, nga pakujdesia, burri ka rënë në kontakt me rrymën elektrike e për pasojë ka humbur jetën”, shtuan të njëjtat burime.
Dyshohet se viktima ka qenë duke punuar me një shufër hekuri në rrjetin e energjisë elektrike të hotelit.
Një grup hetimor është ngritur dhe ka shkuar në vendngjarje.