Ka përfunduar sot në prangat e policisë juristi i Kadastrës së Durrësit, Mikel Zaho. “News 24” raporton se arrestimi i tij vjen pas një hetimi të Prokurorisë së Durrës për një parcelë prej 200 metra katrorë, në zonën e Plepave.
Organi i akuzës ka kërkuar arrestimin e disa personave, ndërsa policia ka ekzekutuar sot urdhrin, duke arrestuar brenda Kadastrës juristin Zaho. Hetimi është kryer nga prokurori Madrid Kullolli, ndërkohë që priten të tjera arrestime nga policia.