Policia vendore e Shkodres ka identifikuar autorin e plagosjes se shtetasit Edis Reçaj. Policia dyshon se autor i plagosjes eshte shtetasi Elfat Salihi 31 vjeç, banues ne Shkoder.
Policia ka dyshime se i plagosuri dhe autori njiheshin me njeri-tjetrin dhe kane qene duke qendruar bashke mbremjen e 19 prillit kur ndodhi plagosja edhe pse i plagosuri ka deklaruar se nuk e ka idene se kush e ka plagosur.
Ne kete menyre policia ka shpallur ne kerkim 31 vjeçarin Elfat Salihi. 6 vite me pare, ne 2016-en Elfat Salihi mbeti i plagosur ne afersi te baneses se tij teksa u qellua me 4 plumba por arriti qe te shpetonte.
Autori dhe i plagosuri kane debatuar dhe ne ate konflikt te çastit ka ndodhur edhe plagosja. Policia po punon per gjetjen dhe kapjen e autorit te dyshuar.