Nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe Krimit të Organizuar të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme Operacionale FAST ALBANIA, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, u bë ndalimi i shtetasit në kërikim;
Anton Lulash 44 vjeç banues në lagjen Skëndërbeg, Shkodër
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata Rrethit Gjyqesor Limburg, Hollande,e ka denuar me 2 vite burgim per vepren penale “Zjarrevenie e qëllimshme”, “Sulm” dhe “Shkaterrim prone”
Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve të DVP Shkodër në bashkëpunim me focat e posaçme “Shqiponja” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
E. Gj., 22 vjeç banues në fshatin Golem, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, pasi është ndaluar nga punonjësot e Policisë këtij shtetasi gjatë kontrollit personal i është gjetur një sasi lënde narkotike “cannabis sattiva”
Nga Seksioni për Hetimin e Kirimit të Komisariatit të Policisë Shkodër u bë arrestimi i shtetasit;
A. P., 33 vjeç banues në fshatin Mushan, Njësia Administrative Dajç, Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij ku si pasojë i ka shkaktuar dëmtime në disa pjesë të trupit.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin;
K. B., 46 vjeç banues në lagjen “Qemal Stafa” Shkodër, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin e tij në gjendje të dehur.
Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.