Efektivët e policisë së DVP Shkodër, pas një pune të mirëorganizuar kapën dhe ndaluan shtetasi. në kërkim, Tomë Shyti, 56 vjeç, banues në fshatin Theth, Shkodër. Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Shkodër, me vendim të formës së prerë Nr.917, datë 22.11.2018, e ka dënuar me 2 (dy) vite burg, për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të metejshme.
Njoftimi i Prokurorisë në vitin 2017
Prokuroria e Shkodrës dërgoi sot për gjykim tre ish-zyrtarë të komunës Shalë, në rrethin e Shkodres, të cilët akuzohen për “shpërdorim detyre” në bashkëpunim. Ata dyshohet se, në kundërshtim me ligjin, kanë shpërndarë rreth 41.500 m2 tokë në zonën turistike malore të Thethit, zonë kjo e përfshirë në ish komunën malore të Shalës.
Sipas organit të akuzës, në vitin 2008, ish kryetari i kësaj komune, Dedë Tonaj, në bashkëpunim me ish- vartësit e tij, Tom Shyti dhe Gjovalin Lokthi, kanë fallsifikuar dokumente zyrtare. Në bazë të këtyre dokumenteve dhe pa asnjë të drejtë ligjore, kanë bërë pronarë një numër përsonash, mes të cilëve edhe të afërm të tyre si dhe përsona që nuk janë banorë të zonës turistike të Thethit. Me kërkesë të Prokurorisë së Shkodrës, pak javë më parë, gjykata vendosi sekuestro preventive për këtë pronë me sipërfaqe rreth 41.500 metër katrorë tokë.