Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore, të organizuara dhe të kryera menjëherë pas marrjes së njoftimit, mbrëmjen e datës 09.06.2024, për një plagosje në lagjen “Mark Luka”, specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasin:
Klodian Kuraleci, 25 vjeç, banues në Fushë Kuqe.
Ky shtetas dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit ku ishte pasagjer shtetasi Ndue Preka, 30 vjeç, i cili si pasojë u plagos lehtë në këmbë.
Vijon puna për kapjen e 25-vjeçarit.