Një punonjës i Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura (AdZM) në Shkodër është aksidentuar paraditen e sotme. Teksa po vendoste kamerat kurth në Parkun Kombëtar në Theth, Pëllumb Guri është rrëzuar dhe rënë në humnerë. Menjëherë kolegët e tij dhe AKZM kanë lajmëruar Policinë dhe Emergjencat Civile. Sakaq në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe së bashku me kolegët e Pëllumb Gurit, i kanë shkuar në ndihmë. Fale ndërhyrjes në kohë, Guri është nxjerrë nga humnera, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes, i cili ka bërë të mundur transportimin e tij drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë.
Fatmirësisht punonjësi i AdZM Shkodër ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe nën kujdesin e bluzave të bardha, ndërsa mësohet se ka pësuar dëmtime të mëdha si pasojë e rrëzimit.
Njoftimi zyrtar i Drejtorise Vendore te Policise Shkoder
Me datë 17.10.2017 rreth orës 14:00 ka ardhur një telefonatë në sallën e Komandimit se në fshatin Theth, Inspektori i zonave të mbrojtura dhe pyjeve shtetasi P. G. duke ecur në këmbë në vendin e quajtur Qafë Thore ka rënë nga një shkëmb duke rënë poshtë mes shkëmbijve, i cili për pasojë ka thyer këmbën.
Menjëherë është kërkuar ndihma e Reneas meqënëse terreni ishte i veshtirë për nxjerrjen e tij.
I dëmtuari është nxjerrë nga një efektiv i Reneas dhe është transportuar në një vend më të përshtatshëm ku është marrë nga helikopteri i shëndetësisë.