Një mekanik humbi jeten pas një aksidenti në punë në Kurbin. Viktima është Albert Mamli 45-vjeç, ndërsa ngjarja ndodhi rreth orës 17:00 të së hënës pranë nje servisi në fshatin Laç të Kurbinit.
45-vjeçari ka qenë duke punuar në një mjet kamion, i cili e ka zënë poshte duke shkaktuar plagë të shumtë në disa pjesë të trupit e për pasojë gjeti vdekjen e menjëhershme.
Sipas të dhënave Albert Mamli ishte punëtor në servisin ku ndodhi ngjarja dhe grupi hetimor nisi menjëhere hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.
Gjithashtu edhe Inspektoriati Shtetëror i Punës do të do të nisë verifikimet në lidhje me rastin, për të pare nëse janë zbatuar rregullat e sigurisë në punë.
Ky është aksidenti i dytë në pune me pasojë vdekjen që ndodh brenda pak muajsh në Qarkun e Lezhës. Ne muajin janar nje gomist humbi jeten ne fshatin Spiten, teksa po riparonte gomen e një kamioni.