Në zbatim të plan masava të marra me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë se jetës në qytet policia ka vijuar kontrollet e territorit si dhe ndaj shtetasve të ndryshëm për evidentimin dhe goditjen e çdo rasti që përbën vepër penale.
Më datë 26.06.2018 nga strukturat e D. V. P. Shkoder, u arrestua në flagrancë shtetasi
Arsen Ohri, 32 vjeç, banues në lagjen “Qemal Stafa” Shkodër.
Ky shtetas u arrestua në flagrancë pasi në lagjen “Qemal Stafa” Shkoder gjatë kontrollit të ushtruar ju gjet në një çantë, dhe u bllokua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit tip “TT” pistoletë me 5 fishekë.
Materiale hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal. /Njoftim i Policisë së Shkodrës/