Një person është qëlluar me armë zjarri tek Rruga e Elbasanit në Tiranë.
Raportohet se Eduart Reci është qëlluar me plumb në kokë pranë një lokali në afërsi të banesës. Ai është me origjinë nga Dibra.
Bëhet me dije se personi i plagosur është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 13.11.2024, rreth orës 23:00, në rrugën “Faik Konica” është plagosur me armë zjarri shtetasi E. R., 52 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.
Informacion më të detajuar mbi këtë ngjarje do të japim në vijim.