Është vetëdorëzuar në Policinë e Shkodrës 49-vjeçari Agron Mehmeti, i cili mbrëmjen e kaluar terrorizoi fëmijët, teksa qëlloi me armë zjarri në drejtim të tyre.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kaluar, ku fatmirësisht nga të shtënat nuk pati asnjë të lënduar.
Ndërkohë, 49-vjeçari Mehmeti goditi me qytën e pistoletës një nga fëmijët. E gjithë ngjarja ndodhi pasi djali i 49-vjeçarit u konfliktua me disa fëmijë.