Një shtetas 65-vjeçar ka ndërruar jetë në Fushë-Arrëz, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike. Sipas burimeve, bëhet fjalë për shtetasin Viktor Nika, i cili ishte kthyer në fundmi në banesën e tij në Fushë- Arrëz, pasi jetonte në Tiranë.
Nuk dihen detaje të tjera se si ndodhi ngjarja, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.
Fushë Arrëz/Informacion paraprak
Rreth orës 14:15, në oborrin e banesës së tij, në fshatin Arst, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit V. N., 65 vjeç, aktualisht banues në Tiranë, i cili paraprakisht dyshohet se e ka humbur jetën për shkak se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.