Pas disa orësh, RENEA ka mundur që të futet brenda banesës së 62-vjeçarit Ramiz Muçollari, por pa ia salë ta arrestojnë atë.
Pas tentativave të dështuara për t’u dorëzuar, RENEA e ka ekzekutuar atë.
Muçollari, 62 vjeç, ka plagosur me thikë në këmbë bashkëshorten e tij Pëllumbesha Muçollari, 58 vjeçe dhe me sende të forta në kokë djalin e tij Kamber Muçollari, 27 vjeç.
Dy të plagosurit ndodhen në spitalin e Korçës, në kujdesin e mjekëve. Policia ka shkuar drejt adresës së dhënë, ku kanë konstatuar të mbyllur në banesën e tij autorin e dyshuar, i cili ishte i armatosur me armë zjarri.
Shërbimet e Policisë kanë mbajtur të rrethuar banesën dhe kanë marrë masa sigurie, pasi 62-vjeçari ka hapur zjarr në drejtim të policisë lokale.