Mediat italiane informojnë se në Akademinë e Artit në Brera është arrestuar 46 vjeçari shqiptar Qani Kelolli nga Berati. Prej një viti ishte në kërkim nga autoritetet shqiptare i dënuar me 2 vite e 6 muaj burg për trafik dr.o.ge.
I apasionuar pas artit ai ishte student i vitit të tretë në Akademinë e Breras. U arrestua në ambientet e saj kur sapo kishte dhënë provimin e fundit para mbrojtjes së tezës, raporton Ora.
46 vjeçari shqiptar ishte prezantuar në provim me një pasaportë të falsifikuar greke. Në momentin e arrestimit tentoi të largohej duke ushtruar dhe rezistencë fizike ndaj skuadrës policore.
Ndaj tij rëndon tashmë dhe akuza e rezistencë ndaj forcave të rendit. Qani Kelolli është dhe autori i një libri të publikuar në Itali e për mediat italiane avokati i tij shprehet se është një njeri me kulturë që po përpiqet të rehabilitohet.