Një 46-vjeçar është gjetur i pajetë këtë të shtunë në banesën e tij. Policia e Vlorës bën me dije se ka qenë nëna e viktimës e cila e ka gjetur të birin pa jetë.
Mësohet se tetë ditë më parë, ai ishte shpallur i humbur. Viktima, i identifikuar si Altin Alikaj, ishte shpallur i humbur nga kushëriri i tij në Policinë e Vlorës, që nga data 11 shkurt.
Mësohet se ai u gjet i pajetë nga nëna e tij e cila ishte kthyer nga Greqia pas shqetësimeve për djalin. Banesa ku ai jetonte nuk ishte kontrolluar nga policia edhe pse ishte denoncuar i humbur prej 8 ditesh.
Viktima dyshohet se ishte perdorues i lendeve narkotike. Ai ishte ushtarak ne nje repart ne Vlore. Burimet konfirmuan se policia e ka njohur viktimen si perdorues te lendeve narkotike, ndërsa dyshohet se ai është vrarë.
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 19.02.2022, është gjetur i pajetë, në banesë, nga nëna e tij, shtetasi A. A.,46 vjeç , banues në lagjen “24 Maji”, i cili ishte shpallur i humbur më datë 11.02.2022.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.