Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Lezhë, ndërsa mësohet se ka një të plagosur rëndë.
Paraprakisht mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Rrilë. Është identifikuar personi, i quajtur Agron Puka 54- vjeç, i cili rezulton i plagosur rëndë, ndërsa pritet që të tjera detaje të zbardhen në vijim.
Ai ishte duke lëvizur me makinën e tij, ndërkohë që është qëlluar. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës së këtij fshati duke shkaktuar rrezik dhe për të tjerët.
I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital. Policia ka shkuar drejt vendit të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 08:00, në fshatin Rrilë, shtetasi A. P., 54 vjeç, banues në fshatin Rrilë, duke lëvizur me automjet, është plagosur me armë zjarri nga 1 person ende i paidentifikuar. 54-vjeçari është transportuar në spitalin rajonal të Lezhës, ku është në kujdesin e mjekëve (aktualisht jashtë rrezikut për jetën).
Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimin, kanë shkuar menjëherë ne vendngjarje, është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli.
Njëkohësisht, në ndihmë të Policisë vendore, janë nisur Forcat Kombëtare të Sigurisë të Njësisë Shkodër.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.