Një konflikt i çastit në lagjen “Skenderbeg” të Shkodrës, ka precipituar në përdorimin e armëve mbrëmjen e të premtes në qytetin më të madh verior. Sipas informacioneve, Viktor Marku është konfliktuar me persona të tjerë, ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në ajër për tu larguar më pas nga vendngjarja.
Në një automjet tip BMW, të parkuar në afërsi të bustit të Prek Calit, është gjetur një gëzhojë, e cila dyshohet se është e armës me të të cilën u qëllua në ajër. Policia ka ndaluar autorin e dyshuar si dhe dy të afërm të tij.
Fatmirësisht, nga të shtënat nuk njoftohet për persona të lënduar. Personi që dyshohet se qëlloi me armë zjarri në Shkodër, është autori i dyshuar për vrasjen e Hekuran Billës në Tiranë.Ai u arrestua nga policia, por që më pas është liruar për mungesë provash nga Gjykata e Tiranës.